Kukësi do ta nisë aventurën në Champions League në turin e dytë me Sheriff Tiraspol.

Shorti i hedhur në Nion e vendosi përballë skuadrës më të mirë moldave, që ka marrë pjesë disa herë grupet e Europa League. Sheriff Tiraspol ka luajtur më parë me një kundërshtar nga Shqipëria.

Në 2011 eliminoi Dinamon nga Champions League. Sfida e parë do të zhvillohet më 11 korrik në Moldavi, ndërsa ajo e kthimit 1 javë më pas në Shqipëri. Këtë sezon debuton edhe Kosova në Champions League. Trepça 89 e Kosovës do të luajë me Vikingur nga Ishujt Faroe.

Shorti i Champions League u hodh në Nion të Zvicrës./Tv Klan