Vllaznia ka njohur ekipet që do të përballet këtë sezon në turin kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra.

Sarajevo, Paok dhe Betemburg janë skuadrat që do të luajë në fund të muajit gusht me sistem grumbullimi.

Turneu do të mbahet në Bosnje Hercegovinë. Skuadra mikpritëse e aktivitetit Sarajevo është një kundërshtar i njohur për Vllazninë, pasi janë përballur në vitin 2015.

Vajzat shkodrane e humbën takimin me rezultatin 5 – 0. Në turin tjetër të Ligës së Kampionëve për femra kualifikohen vendet e para të secilit grup dhe vendi i dytë me rezultatet më të mirë./Tv Klan