Më shumë se 150 artistë dhe drejtues të famshëm të industrisë muzikore, duke përfshirë Katy Perry, Lady Gaga dhe Billy Joel, kanë nënshkruar një letër të veçantë drejtuar Kongresit Amerikan.

Kjo letër bënte thirrje për krijimin e ligjeve të forta mbi armët. Mësohet se letra është shkruar për shkak të masakrës në klubin e Orlandos dhe të shtënave fatale ndaj këngëtares Christina Grimmie. Letra tregon qartë nxitjen për kontrollin e shitjeve të armëve dhe arrestimin e të dyshuarve si terroristë.

“Si artistë dhe drejtues kryesorë të industrisë së muzikës, në do të rrisim zërin në korin e amerikanëve të cilët kërkojnë siguri dhe ndryshime. Ne i bëjmë thirrje Kongresit të bëjë më shumë për të parandaluar dhunën me armë që vret më shumë se 90 amerikanë çdo vit dhe plagos qindra të tjerë”, thuhej në letër.

Personazhe të tjerë të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre janë Meghan Traino, Calvin Harris, jennifer Lopez,Demi Lovato, Joe Jonas, Kesha, Adam Lambert, Diplo, Alicia Keys, Sia,Shakira, Britney Spears dhe Christina Aguliera.

/tvklan.al