Mbrojtja dhe njohja e të drejtave të fëmijëve është vënë në fokus të punës të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Nga Librazhdi, ku u ngrit dhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, Ministri Blendi Klosi u shpreh se ligji i ri synon ndëshkime të rrepta për dhunuesit e fëmijëve, si dhe përcaktimin e numrit të punonjësve social.

Ligji i ri i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, në bashkëveprim me ligjin e ri të Urdhërit të Psikologut, miratuar pak javë më parë në parlament, mendohet se do të bëjnë të mundur trajtimin dhe evidentimin më të shpejtë të rasteve të fëmijëve të dhunuar.

Brunilda Cami/Tv Klan