Në 6 ditët e mbetura deri në seancën e jashtëzakonshme plenare të datës 30 Gusht, maxhoranca është e hapur për të mirëpritur çdo lloj amendimi të opozitës për projektligjin e Vettingut, me kushtin e vetëm që të kenë marr miratimin e ekspertëve të Euraliusit dhe OPDAT.

Televizioni Klan ka mësuar se ky qendrim i është bërë i qartë përfaqësueseve të opozitës edhe në mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi, ku demokratët edhe pse shprehen mbështetjen për ligjin në parim kërkuan përfshirjen e të gjithë amendimeve të propozuara prej tyre.

Po ashtu përfaqësues të maxhorancës thanë për Klan se janë të hapur dhe për procedurën që do të ndjekin në rast se amendimet e opozitës do të gjejnë mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtar. Mund të mbahet një tjetër mbledhje e Komisionit të Posaçëm apo dhe diskutimi i amendamenteve në seancë dhe më pas miratimi i tyre.

Në rast të kundërtë projekt-ligjit do të miratohet vetëm me votat e maxhorancës.

Opozita do të jetë në seancën e 30 Gushtit, thanë disa burime për Televizionin Klan.

Në rast se ligji do të miratohet pa konsensus, Partia Demokratike e ka bërë të qartë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Rrugë që edhe kryeparlamentari Meta ia kujtoi që mund ta ndiqnin, pak ditë më parë kur komentoi mundësinë e dështimit të konsensusit për ligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Nënkryetari i Komisionit Oerd Bylykbashi tha se kështu scic është, drafti devijon nga kushtetuta e miratuar me 21 Korrik.

Nëse konsensusi nuk do të arrihet, maxhoranca i ka 84 votat që i nevojiten për ta kaluar ligjin.

Tv Klan