Ligji për gjuhët, tensione në seancën e Kuvendit



Propozim ligji për gjuhën shqipe iu nënshtrua leximit të parë në seancë plenare në Kuvend. Ndonëse ishte paraparë që leximi të kaloj me diskutime të shumta rreth modaliteteve të ligjit, debati u fokusua kryesisht në procedurën e kalimit të ligjit nga Komisioni për çështje Evropiane në Komisionin për sistem politik dhe në fund në mbledhje plenare. Opozita fillimisht kërkoi heqjen e ligjit nga rendi i ditës.

Pas një ore pauzës, grupi tjetër parlamentar i VMRO-DPMNE-së përsëri kërkoi pauzë. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, nuk aprovoi kërkesën e tyre gjë që shkaktoi revoltë tek deputetët e opozitës të cilët tentuan të pengojnë votimin e rendit të ditës.VMRO-DPMNE-ja akuzon shumicën parlamentare se Ligjin për gjuhën shqipe po e sjell për qëllime politike. Respektivisht BDI-në, partia e ish kryeministrin Nikolla Gruevski e akuzon se po keqpërdor ligjin për shqipen me qëllim relativizmin e dështimeve të saj. Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së kërkojnë që ligji të kthehet nga fillimi dhe fillimisht t’i nënshtrohet një debati të gjerë publik.

“Ne kërkojmë që ky ligj në përpikëri të përputhet me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit. Kërkojmë që të mënjanohen të gjitha shkeljet procedurale të cilat janë bërë me qëllim, që të mundet më pas Kuvendit në atmosferë dhe gjendje normale të diskutojë për

çështjet lidhur me këtë ligj. Dua të qartësoj posaçërisht për shqiptarët se VMRO-DPMNE dhe koalicioni saj nuk ka për qëllim të shmanget nga debati për përmirësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni”, deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Seanca u mbyll pas pauzës së tretë që kërkoi VMRO-DPMNE-ja. Kuvendi shpalli konkursin për anëtar të KSHZ-së, ndërsa vazhdimin e seancës plenare, Xhaferi e caktoi për të enjten ora 11. Gjatë të gjitha diskutimeve në seancë plenare, deputetët e mazhorancës injoruan plotësisht deputetët opozitare, duke mos replikuar në asnjë fjalim të tyre./Alsat-M

 

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*