Bizneset kërkojnë që Ministria e Financave të përgatisë sa më parë aktet nënligjore të cilat bëjnë të zbatueshëm ligjin për uljen në 6% të tatimit mbi vlerën e shtuar në sektorin e turizmit. Dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit dolën në një konferencë për shtyp për të kërkuar nga partitë politike implementimin e disa pikave kyçe në programet e tyre për ekonominë, ndërsa në mes të deklaratës së tyre kritikuan edhe zvarritjet që ka sjellë në administratë ardhja e ministrave teknikë.

Ligji për TVSH-në në turizëm u miratua nga Kuvendi në muajin Prill. Sipërmarrësit kërkojnë që ai të zbatohet sa më shpejt, pasi Shqipëria ka 1 muaj që ka filluar zyrtarisht sezonin turistik të verës.

Tv Klan