Akuzat e presidentit Donald Trump se Obama e ka përgjuar, zyrtarisht nuk mbështeten nga ligjvënësit amerikanë.

Nga Komiteti i Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, u tha se nuk ka asnjë dëshmi që administrata e ish-presidentit Obama të ketë përgjuar gjatë fushatës së vitit të kaluar, Trump Tower.

Vetë kryetari i komitetit të inteligjence, republikani Devin Nunes ka shtuar duke thënë se nuk mendon të ketë pasur përgjim në Trump Tower.

Nga krahu rival i demokrateve, akuzat e Trumpit në cilësinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara janë thellësisht shqetësuese.

Ndërkohe, të dy krahët politikë kanë ushtruar presion ndaj kreut të FBI-se që të paraqesë të gjitha provat që mbështesin ose rrezojnë pretendimet e Trumpit për përgjime.

Në datën 20 mars pritet edhe dëshmia e shefit të FBI-se dhe atij të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Tv Klan