Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u ka kërkuar falje ligjvënësve të BE-së për rolin e kompanisë në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e riprodhimit të lajmeve të rreme  në platformën e Facebook.

Zuckerberg kërkoi falje që mjetet e Facebook janë përdorur për të shkaktuar “dëme”. Por dëshmia e tij nuk i pëlqeu të gjithë deputetëve në takim, disa prej të cilëve mendonin se ai i kishte shmangur pyetjet e tyre.

Një politikan kryesor në Mbretërinë e Bashkuar më vonë tha se seanca në Parlamentin Europian ishte një “mundësi e shkuar kot”.

Fatkeqësisht formati i marrjes në pyetje bëri që Zuckerberg të kishte shumë zgjedhje për t’u përgjigjur dhe kishte mundësinë të mos i përgjigjej çdo pyetje në mënyrë specifike

”, tha Damian Collins, kryetar i Komitetit të Mediave dhe Sportit të Parlamentit Britanik.

Formati ishte shumë i ndryshëm nga ai i dëshmisë së Zuckerberg për ligjvënësit amerikanë në muajin Prill.

Zuckerberg kaloi 22 minuta duke dëgjuar pyetje të shumta gjatë seancës dhe kishte mundësinë të zgjidhte se cilës pyetje donte t’i përgjigjej.

Disa nga politikanët shprehën zhgënjim dhe njëri prej tyre akuzoi Zuckerberg se kishte kërkuar këtë format për këtë arsye./tvklan.al