Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika dy nga katër personat e arrestuar për dy grabitjet në Rinas kanë dalë para gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë. I pari që doli para togave të zeza ishte 33-vjeçari nga Lushnja, Xhyliu.

Pas dhënies së gjeneraliteteve seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pasi çdo gjë në këtë fazë konsiderohet sekret hetimor. Por mësohet Fation Xhyliu ka pranuar se është një nga autoret e dy grabitjeve ne rrugën e Rinasit, atë të 3 dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit 2017. Gjithashtu ai ka shprehur dhe pendesë për krimet e bëra.

Sipas hetimeve të deritanishme lushnjari ka patur si detyre të vëzhgojë makinat me para dhe t’i japë informacion pjesë tjetër të grupit që kryente goditjen e blindave.

 

Fation Xhyliu

Fation Xhyliu

Më pas para gjykatës ka dale Ditjon Memlika, i cili nuk ka pranuar të flasë para gjykatës. Pasi dëgjoi prokurorinë dhe avokatët, gjykatësja Fida Osmani u bind nga provat e sjella dhe caktoi masën e sigurisë arrest me burg për të ndaluarit.

Ditjon Memlika

Ditjon Memlika

Prokurorët e çështjet Olsi Dado dhe Ervin Karanxha nuk pranuan të komentojnë hetimet. Ditën e enjte pritet të paraqiten në gjykatë edhe dy të arrestuarit e tjerë Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa./TV KLAN