Jo vetëm i është përkushtuar përgatitjes së balerinëve të ardhshëm por tu japë atyre edhe mundësinë të prekin skenën që në fillimet e shkollës.

Koreografia Rudina Demaliaj me “Lihnida” kërkon ti sjellë publikut një shfaqje të mirëfilltë baleti dhe ti mësojë artistët e vegjël se si zhvillohet ajo, që nga projekti në letër e deri te ngjitja në skenë, përballjen me publikun.

“Lihnida” është legjenda e fshatit të Mokrës dhe tregon krijimin e liqenit të Ohrit. E shkruar nga Ramadan Sokoli dhe me libret të Sonila Kapidanit, përrallë – baleti do të interpretohet nga nxënësit e shkollës kombëtare të baletit, jo më shumë se 10 – vjeç.

Nën tingujt e muzikës irlandeze historia e “Lihnidës” do të rrëfehet për herë të parë të shtunën në teatrin “Metropol”.

/Tv Klan