Paraqitjet e mira me Skënderbeun, prania e vazhdueshme në formacionin titullar të kryesueses, kanë shërbyer si ftesë për në Kombëtare për Sabien Lilajn dhe Enis Gavazajn.

Të dy futbollistët janë në formacion edhe për ndeshjen e radhës atë ndaj Luftëtarit. Humbja në fazën e dytë u ka djegur disi korçarëve. Por gjirokastritët e Hasan Likës shkojnë në Korçë për të marrë pikë sepse pretendojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. 

“Fitorja na garanton objektivin europian, ndeshje e vështirë, por shkojmë për rezultat pozitiv.”

Ndeshje me shumë interes është ajo mes Partizanit dhe Flamurtarit. Të kuqtë janë përgatitur të marrin maksimumin edhe duke përfituar nga mungesat e vlonjatëve. Edhe Partizani pretendon një vend në Kupat e Europës.

Tv Klan