“Limitless”, është ky emri i operacionit policor të efektivëve të Shkodrës, që çoi në arrestimin e 2 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Në operacionin në fjalë, policia zbuloi gjithashtu 540 fidanë dhe 300 bimë kanabis në gjendje të tharë, si dhe 1 armë zjarri.

Në pranga përfunduan Alfred Marashi, 20 – vjeç, banues në fshatin Gimaj dhe Leonard Alija, 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, ndërsa në kërkim u shpall Gjon Marashi, 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “Gag” të fshatit Gimaj u zbuluan tre parcela të ndryshme ku ishin kultivuar 540 rrënjë fidanë kanabis.

Ndërsa nga kontrollet e ushtruara në banesën e Alfred Marashit, u gjet një armë zjarri model 56 me një krëhër me 30 fishekë dhe 300 bimë kanabis në gjendje të tharë.

Për rastin në fjalë u procedua në gjendje të lirë edhe një 49 – vjeçar me iniciale P. A, banues në Abat./tvklan.al