Ka lindur foshnja e parë në botë e cila me anë të një teknologjie të përparuar ka gjenet e tre prindërve.

Si të gjithë njerëzit, Abrahim Hassan i cili është pesë javësh ka ADN-në e të dy prindërve të tij dhe gjithashtu një pjesë të vogël kodi gjenetik nga dhuruesi.

Kjo teknikë është legalizuar vetëm në Britaninë e Madhe.

Të dy prindërit ishin me sindromën Leigh, duke humbur kështu dy fëmijët e tyre të parë, 6 vjeç dhe 8 muajsh.

Sindroma e Leight është një çrregullim që prek sistemin nervor. Ajo prek aftësitë mendore dhe fizike të fëmijës në momentin që lind.

Dr. Zhang i cili përcolli fëmijën thotë: “ Ky është moment historik. Është provuar për herë të parë se materiali gjenetik i tre njerëzve mund ta shmangë këtë sëmundje”./tvklan.al