Kjo video tregon momentin tronditës kur një grua indiane rrihet brutalisht nga familjarët e bashkëshortit, për shkak të lindjes së një vajze.

Pamjet shqetësues të xhiruara nga maja e një shkalle, tregojnë sesi gruaja sulmohet me shkopinj hokej nga dy burra, kunati i saj dhe një nga miqtë e tij.

Viktima, e identifikuar si 35 – vjeçarja Meena Kashyap, u dhunua javën e kaluar, pasi familja e burrit të saj zbuloi se ajo kishte bërë një ankesë për dhunë në Prill.

Sipas “DailyMail”, Kashyap lindi një vajzë të cilën familja e burrit të saj refuzoi ta pranonte, ndaj e ndoqën një seri rrahjesh. Çifti u përfshi gjithashtu në një mosmarrëveshje për 700,000 rupi (£ 8,300), shumë e cila iu dha bashkëshortit në dasmë nga prindërit e saj.

Në Indi, nuses i është dhënë tradicionalisht paja, si një mjet për të mbështetur veten dhe me familjen e saj të re.

Sot sistemi përdoret kryesisht si një mjet të ardhurash për familjen e burrit, me kërkesa shtesë edhe pas martese. Pajat janë teknikisht të paligjshme, pasi mijëra gra janë vrarë dhe abuzuar me pagesat çdo vit nga familjarët e bashkëshortit, por ende praktikohen gjerësisht.

Akuzat janë duke u ngritur kundër bashkëshortit të gruas Daljit Singh, vëllait të tij Kamaljeet dhe shokut të njohur si Gaurav, për një numër kriminesh, të tilla si fyerje dhe dhunim me dashje.

Babai i viktimës u shpreh për mediat lokale:

“Na është ankuar për çështjen vitin e kaluar, por asgjë nuk është bërë në lidhje me këtë. 

Ata kanë qenë të martuar për dy vitet e fundit dhe kanë një vajzë të vogël. Familja e tyre kërkoi 700,000 rupi për pajë.”

Incidenti u soll në vëmendjen e publikut kur videoja u bë virale në platformën e mediave sociale në të gjithë vendin.

Çështja e pajës, e cila ka qenë prej kohësh një çështje e debatueshme në Indinë rurale, gjithashtu është bërë një temë e nxehtë që prej daljes së videos./tvklan.al