Një burrë i hodhi acid bashkëshortes së tij Ditën Ndërkombëtare të Gruas, sepse solli në jetë një vajzë dhe ai donte djalë.

25-vjeçarja Farah pësoi djegie të rënda, për shkak të sulmit nga bashkëshorti i saj Siraj të ndodhur gjatë kohës që e reja flinte gjumë në Moradabad, pranë New Delhit të Indisë.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, ai e akuzonte bashkëshorten se kishte dështuar që të përmbushte kërkesat e tij për një pajë dhe nuk i kishte dhënë një djalë.

Policia e ka shpallur 32-vjeçarin në kërkim, ndërsa Farah ndodhet në spital me djegie në fytyrë, duar dhe bark.

Motra e saj tregoi për mediat lokale se ata ishin martuar 8 vjet më parë, por kishin filluar të kishin zënka vitin e fundit për shkak se bashkëshorti i kërkonte asaj pajë.

Sipas së motrës, lindja e vajzës së dytë u bë shkak për këtë sulm të rëndë me acid.

/tvklan.al