lohanReputacioni i aktores Lindsay Lohan është gjithnjë në rënie, ku sikur mos të mjaftonin “dështimet” në Hollywood, tani Lohan akuzohet edhe për vjedhje të ideve kompjuterike.

Sipërmarrësi amerikan Fima Potik pretendon se Lindsay bashkë me vëllain e saj i kanë marrë një projekt të cilin e kishte projektuar vetë, bëhet fjalë për një aplikacion celulari që quhej Spotted Friend, me anë të të cilit njerëzit mund të “zhbirilonin” garderobën e njerëzve të famshëm.

Biznesmeni në dokumentat e paragjitur në gjykatë shkruan se në vitin 2013, ai i kishte paraqitur këtë ide aktores dhe vëllait të saj për një sipërmarrje të përbashkët, një sipërmarrje që u prish pa filluar, sepse Lohan dhe vëllai i saj u shkëputën nga ky bashkëpunim dhe krijuar bashkë aplikacionin “Vigme”, i ngjashëm me atë të programuesit Potik.

Ndaj biznesmeni Fima Potik kërkon nga aktorja që t’I paguajë 50 milionë dollarë.

M.S