Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Kryeministri Edi Rama ka vizituar selinë qendrore të “Turkish Airlines”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se gjatë kësaj vizite u diskutua për projektin e ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, e cila po realizohet me mbështetjen e kësaj kompanie dhe nën kujdesin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës, ku u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan”,

shkruajti Kryeministri Rama në postimin e tij.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare u takua edhe me Kryeministrin turk Binali Yildirim, ndërsa një ditë më parë Rama u prit në një takim nga Presidenti Erdogan./tvklan.al