Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane kanë firmosur pjesën e dytë të marrëveshjes për ndërtimin e Linjës së re të Interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Maqedoni. Në total, huaja e butë e bankës gjermane KfW për këtë projekt, që pritet të nisë ndërtimin në 2017 -tën, arrin në 50 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama tha se roli i Gjermanisë është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm në financimin e kësaj vepre, por edhe për të çuar para dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo e fundit ka bllokuar vënien në punë të Interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë, të inaguruar në Qershor, pasi ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga ai i Serbisë nuk është njohur ende nga Rrjeti Europian i Transmetimit.

Duke folur për ndihmën gjermane, nuk munguan as batutat.

Në total kosto e ndërtimit të linjës se Interkonjeksionit Shqipëri – Maqedoni kushton 70 mln euro. Gjatësia e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan – Manasir është 151 km e gjatë dhe 56 km bëjnë pjesë në territorin shqiptar. Kjo vepër ka si qëllim të përmirësojë furnizimin me energji të dy vendeve, Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe më tej për rajonin.

Tv Klan