Gjatë inspektimit të punimeve për linjën e interkonjeksionit me Kosovën, e cila do të vihet në funksion në Qershor të këtij viti, Ministri i Energjisë, Damani Gjiknuri lajmëroi nisjen e një projekti të ngjashëm edhe me Maqedoninë.

Gjiknuri ka inaguruar edhe investimet në Hidrocentralin e Fierzës, të cilat për vitin 2015 kapin vlerën e 900 mln lekë.

Sipas Ministrit, përmirësimi i pagesave kundrejt Operatorit të Shpërndarjes ka sjellë një zinxhir përmirësimi financiar të KESH, gjë që ka mundësuar realizimin e këtyre investimeve.

Investimet në Hidrocentralin e Fierzës janë bërë në vendosjen e pajisjeve dhe sistemeve që përmirësojnë prodhimin e energjisë, ndërtimit të pritave malore dhe rehabilitimit të kullës së ekulibrit për rritjen e sigurisë dhe jetëgjatësisë së Hidrocentralit, asfaltimi i rrugës sipër digës dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Tv Klan