Lionel Messi u tërhoq nga Argjentina, pas disfatës së radhës në finalen e Copa America, por tifozët nuk duan që ai të largohet.

Qyteti i Buenos Airesit i kushtoi një statujë bronxi me përmasa reale duke i kërkuar që të kthehej. Të gjithë mendojnë se sulmuesi 29 – vjeçar është i domosdoshëm për përfaqësuesen argjentinase.

Më 2 Korrik është parashikuar të organizohet edhe një manifestim i madhe që t’i kërkojnë Lionel Messi të qëndrojë me Argjentinën.

Gjatë këtyre ditëve ka patur të tjera mesazhe në drejtim të lojtarit, që të ndryshojë mendje.

Tv Klan