Lionel Messi rinovon me Barcelona. Klubi katalanas i dha fund hipotezave për largimin e argjetinasit. Marrëveshja e re e lidh me Barçën deri në qershor të 2021. Kontrtata e mëparshme skadonte në fund të këtij sezoni dhe në janar çdo skuadër mund të niste bisedimet me të.

Drejtuesit e Barcelona kërkojë që mos ta humbasin Messi, duke i vendosur 700 milionë euro klauzolën. Një jetë me të njëjtën fanellë, pasi u afruar në vitin 2000 kur ishte 13 vjeç. Me ekipin e parë debutoi në 2004 dhe që na ajo ditë ka luajtur 602 ndeshje, duke shënuar 523 gola.

Lionel Messi ka ngritur 30 trofe me Barcelona pa llogaritur këtu 5 herë Topin e Artë. Numri 10 është shënuesi më i mirë në historinë e Barcelona dhe të La Liga. Të premten mori për herë të katërt këpucën e artë për 37 golat e realizuar në kampionatin e kaluar.

Tv Klan