Lionel Messi jo vetëm shënon, por është edhe një organizator i mirë te Barcelona dhe Argjentina. Sulmuesi është votuar si më i miri në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll. 29 – vjeçari mori më shumë pikë duke patur një avantazh të thellë me ndjekësit.

Lionel Messi u shpall fitues i kësaj ankete edhe në 2015, ku vitet e fundit ka mbizotëruar lojtarët e Barcelona. Pas Messi në këtë klasifikim është Andres Iniesta dhe Toni Kross, një shenjë që në Spanjë janë lojtarë më të mirë organizatorë. Të dy këta lojtarë e janë vlerësuar me këtë çmim në të kaluarën.

Risia për këtë vit mes organizatorëve më të mirë është Riyad Mahrez i Leicester City. Futbollisti algjerian u rendit i pesti, me pikë të barabrta me Luka Modric. Të gjithë futbollistët aktivizohen në klube Europianë.

Tv Klan