Messi tek Manchester City? Gjithëcka mund të ndodhë por deri tani Asgjë zyrtare nuk ka. Mediat në mbarë Europën raportojnë për një takim sekret mes zyrtarëve të klubit anglez dhe përfaqësuesve të futbollistit për të diskutuar mbi9 një kalim të mundshëm në ekipin që drejton Pep Guardiola. Deri tani nuk ka një ofertë për argjentinasin, por raportohet se trajneri e ka mirëpritur idenë.

Klauzola e shitjes së Messit është 300 milionë euro dhe eksperienca e Neymar me PSG e bën të besueshme realizmin.

Muajin e shkuar Lionel Messi dhe Barcelona ranë dakord për rinovimin me 4 vjet të kontratës, por kjo marrëveshje ende nuk është zyrtarizuar. Barcelona lëshoi një njoftim për shtyp, por palën nuk kanë hedhur firmën në fund të fletës. Kjo i ka hapur derën Manchester City për të shpresuar.  Në Barcelonë duken të qetë teksa është rënë dakord për çdo gjë dhe kontrata e re do të firmoset nga Messi.

 

Tv Klan