Lirimi i Lulzim Berishës, Prokuroria e Durrësit: Gjyqtarët kanë shpërdoruar detyrën

Prokuroria e Durrësit nuk ka dyshime se disa gjyqtarë në Durrës dhe Krujë kanë shpërdoruar detyrën në rastin e lirimit më kusht të Lulzim Berishës.

Gjatë 1 muaj hetimi, akuza e qytetit bregdetar ka krijuar dyshime të arsyeshme se ndaj togave të zeza duhet të kryhen veprime të tjera hetimore, sa i përket vendimmarrjes së tyre.

Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën. Në bazë të ligjit, ajo nuk mund të zhvillojë hetime mbi gjyqtarët e të njëjtin rreth për shkak të konfliktit të interesit.

Dosja tashmë do të jetë në dorën e Prokurorisë së Tiranës. Pritet që prokuroria të thërrasë për të pyetur të gjithë gjyqtarët, të cilët kanë qënë pjesë e trupave gjyqësore që kanë dhënë vendime për Lulzim Berishën.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se praktikat e ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Durrës, si dhe ajo e Krujës kanë probleme.

Llogaritja e kohës së vuajtjes së dënimit nuk është bërë siç duhet dhe sipas Prokurorisë, Lulzim Berisha duhet të qëndronte në burg të paktën edhe dy vite e 7 muaj.

Për këtë arsye u arrestua Drejtori i Burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, ndërsa u shpall në kërkim juristi Tedi Labi.

Hetime po kryehen edhe për disa zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, me dyshimin se mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të të dënuarit, Lulzim Berisha.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*