“Alket Hatija, i aftë për të transportuar kuintale heroinë e kokainë drejt Milanos, u arrestua pak ditë më parë në Durrës. Sipas gjykatësit, ai e kishte shlyer dënimin më parë. Me gjasë tashmë është arratisur”.

Lajmi për lirimin nga Gjykata e Durrësit e 44 – vjeçarit Alket Hatija, i dënuar me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia italiane është pasqyruar edhe nga mediat italiane.

Gjykata rrëzoi të martën kërkesën e prokurorisë për të lënë në 40 ditë burg Hatinë, në pritje të procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas gjykatësit

, shkruajnë mediat italiane,

Hatija e ka shlyer një dënim, për të njëjtin krim, në Shqipëri

.

“Në fakt në 2010 -ën, Gjykata për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vite burg, nga ku doli pas një periudhe të shkurtër, për sjellje të mirë”,

theksojnë mediat fqinje më tej.

Ndonëse Prokuroria e Durrësit ka bërë rekurs në Gjykatën e Apelit, për të kundërshtuar lirimin nga burgu të Hatiajt, mediat shkruajnë se me gjasë ai tashmë është arratisur.

I aftë për të dërguar kuintale heroinë e kokainë në Milano, me ngarkesa që vinin nga Shqipëria, Hatiajt jetonte në një vilë bunker në Berat, i rrethuar nga truproje të armatosur.

Nga Janari i 2003 deri në Mars të 2004 -ës ai transportoi plot 540 kilogramë drogë drejt Italisë.

Dënimi me 2o vite burg u dha nga gjykata italiane Prillin e vitit të shkuar. Ai u arrestua të shtunën në Durrës, ndërkohë që po vizitonte një mikun e tij.

Mediat e vendit fqinj e kanë cilësuar Alket Hatiajn si “Zotin e drogës”, apo trafikanti i “pastër”, pasi nuk e prekte lëndën narkotike që lëvizte.

Mënyra sesi operonte ishte tepër e rafinuar. Fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër. Droga, e cila vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve, dorëzohej menjëherë. Kështu ‘malli’ nuk qëndronte për kohë të gjatë në ‘duart’ e narkotrafikantit, e pikërisht për këtë arsye nuk përdorte asnjë lloj magazine për të ruajtur lëndën narkotike./tvklan.al