Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lirimit të kusht nga autoritetet franceze, ndërsa u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga serbia për krime lufte.

Në një status në rrjetin social facebook, ai falënderon gjithë njerëzit për mbështetjen, megjithëse nuk shkruan asnjë fjalë për akuzat apo lirimin me kusht

ramushiiii

Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës lindore e liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës. Lirimi me kusht ia kufizon lëvizjet Haradinaj, të cilit i është marrë pasaporta. Ai duhet të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.

Autoritetet serbe u kanë dorëzuar organeve franceze të drejtësisë kërkesën për ekstradimin e ish kryeministrit Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte.

Mediat serbe raportojnë se Prokuroria për Krime Lufte ka ofruar prova të reja kundër Haradinaj, të cilat siç thuhet nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku u shpall dy herë i pafajshëm.

Haradinaj tha në gjykatë se akuzat serbe janë plotësisht politike, ndërsa procesin në Francë e vlerësoi si abuzim me ligjin. Avokatja e tij, Rachel Lindon, tha se lirimi i tij me kusht është hapi i parë në betejën ligjore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i saj të mos kthehet në Kosovë.

Ky është rasti i dytë që Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin./ tvklan.al