Pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin me kusht të Ramush Haradinaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se me këtë vendim mbyllet edhe ky episode absurd, megjithatë sipas kreut të qeverisë shqiptare, beteja për fshirjen e listës së urdhër – arresteve të vjetra vazhdon ende.

Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush! Mbyllet episodi absurd, por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve të vjetra vazhdon”.

Më tej, Kryeministri shprehet se ky është momenti për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare.

“Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!”,

thekson Rama, ndërsa shton se ky vendim i institucioneve franceze është një shembull për të çmuar vlerën e drejtësisë.

Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”

Këtë të enjte, një gjykatë në Francë vendosi që kreu i AAK, të qëndrojë në liri me kusht. Ish – Kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga ky vend./tvklan.al