Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.

“AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë”, tha më tej kreu i Kuvendit shqiptar./tvklan.al