Qeveria britanike është akuzuar për përkeqësim të situatës në burgje, për shkak të mungesës së fondeve, mbipopullimit dhe shkurtimit të stafit, teksa të dhënat e reja tregojnë për shifra rekord të dhunës.

E përditshmja “The Independent” shkruan se sulmet dhe vetëdëmtimet kapën shifra rekord vitin e shkuar, ndërsa më shumë se 80 burgosur u liruan gabimisht, ose u arratisën.

Statistikat e bëra publike për Anglinë dhe Uellsin në 2016/2017 -ën treguan se 71 të burgosur u liruan gabimisht, numri më i madh i regjistruar më parë që prej 2006 -ës.

Kryesisht të burgosurit u liruan për shkak të gabimeve të ndodhura më shumë se 1 herë në javë, përfshirë 58 të cilët u liruan në burg dhe 13 të cilët u liruan gjatë shoqërimi nga eskorta apo në gjykatë.

Të paktën 15 të tjerë u arratisën nga 4 burgje, 11 nga eskortat. Megjithatë, asnjë prej të arratisurve dhe të liruarve nuk i përkasin kategorive të rrezikshme.

Të arratisurit vijojnë të jenë në kërkim nga policia, por kjo nuk vlen për ata që janë liruar gabimisht, pasi ligjërisht nuk është gabim i tyre. Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Britani, “

ata nuk janë fajtorë dhe mund të mos jenë në dijeni se nuk e kanë përmbushur ende dënimin. Megjithatë kjo është në varësi të secilit rast”

./tvklan.al