drejtoresha dhe i biriËshtë nxjerrë nga qelitë e paraburgimit Xhanlukas Tabaku, djali i drejtoreshës së arsimit në Lushnje, Luiza Tabaku dhe mësuesi i fiskulturës Rigers Zeneli.

Ata do të gjykohen në gjendje të lirë pasi Gjykata e Apelit Vlorë vendosi që këta dy persona të gjykohen vetëm për veprën e “ndikimit të paligjshëm të zyrtarëve të lartë”.

Më herët ndaj tyre rezultonte edhe akuza e korrupsionit pasiv.

Do të mbetet në qeli drejtoresha e arsimit.

Të tre këta persona u arrestuan më 22 nëntor dhe akuzohen për marrje rryshfeti për emërimet në arsim.

Tv Klan