Ish-Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert është liruar me kusht nga burgu pasi qëndroi për 16 muaj i akuzuar për korrupsion. 71-vjeçari u shpall fajtor në vitin 2014 për ryshfet kur ishte kryebashkiak i Jeruzalemit para se të fillonte mandatin si Kryeministër në periudhën 2006-2009.

Autoritetet e burgut vendosën t’i shkurtonin dënimin prej 2 vite e 3 muaj, një praktikë e zakonshme kjo në Izrael për të burgosurit që nuk kanë kryer krime të dhunshme. Sapo la qelinë, ai u shoqërua nga truproje qeveritare dhe nuk bëri asnjë koment për gazetarët.

I veshur me bluzë të zezë dhe pantallona gjithashtu të zeza, ai u largua për në shtëpinë e tij. Përpara 12 ditësh, ai u trajtua në spital për dhimbje në kraharor. Ehud Olmert u rikthye në burg disa ditë përpara lirimit përfundimtar.

Gjatë kohës që ishte Kryeministër i Izraelit, Olmert pretendoi përparim të rëndësishëm në bisedimet me palestinezët për arritjen e një marrëveshje paqeje. Në atë kohë, ai ofroi tërheqjen e trupave izraelite nga pjesa më e madhe e bregut të okupuar. Por, asnjë marrëveshje nuk u arrit.

/tvklan.al

Handmade Software, Inc. Image Alchemy v1.14