Partia Demokratike ka reaguar kundër asaj që e quan “Lista e zezë” me 100 emra e Kryeministrit Edi Rama.

Më herët këtë të mërkurë, Kryeministri Rama publikoi një listë me 100 emra zyrtarësh të administratës të denoncuar nga qytetarët për korrupsion dhe abuzime të ndryshme me detyrën.  

Në një prononcim në rrjetet sociale, deputeti i zgjedhur i Qarkut Korçë, Ervin Salianji tha se praktika e Ramës ishte “Pushkatim publik për kundërshtarët e Rilindjes”.

Në shkelje të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; çdo parimi e norme për qeverisjen e mirë, publikimi “listës së fajtorëve” dhe “varja në publik” që Rama ka bërë me emra konkretë për disa punonjës të administratës publike në disa nivele, pa asnjë provë, pa fakt, pa hetim administrativ, pa vendim gjyqësor, është totalitarizëm i plotë

”, tha Salianji. /tvklan.al