“T’ia dalësh në Gjermani”, ky është slogani me të cilin shteti gjerman duket se po josh shumë të rinj nga vendet e Ballkanit, përfshi Shqipërinë, të cilët kanë ëndërr të jetojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

46.608 vende pune ofrojnë kompanitë gjermane për profesionistët e kualifikuar, të cilët mund të aplikojnë online në faqen “Make it to Germany”.

Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterësh, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat shqiptarët mund të aplikojnë për punësim legal në Gjermani, me paga që variojnë nga 2 mijë euro e sipër.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani.

Sipas tij, personat që mund të punësohen ndahen në dy kategori: Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punëdhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.

Kështu, para se të caktoni një takim për vizë, ju duhet të keni ofertën me karakter detyrues të vendit të punës apo kontratën tashmë të nënshkruar të punës ose kualifikimit profesional me një punëdhënës konkret apo ndërmarrje, që ofron kualifikimin profesional në Gjermani.

Gjithashtu, bashkë me kontratën e punës, ju duhet të keni miratimin paraprak të autoriteteve gjermane përgjegjëse për punësimin.

PROFESIONET QE KERKOHEN NGA GJERMANIA:

– Asistent teknik

– Inxhinier mekanik

– Elektricist

– Instalues elektrik

– Elektricist për ndërtimin

– Hidraulik

– Teknik i ngrohjes

– Punëtor pa kualifikime për ujë

– Shofer

– Monitorim i infrastrukturës hekurudhore

– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat

– Infermierë në pediatri

– Infermierë në kirurgji

– Infermierë në klinikë

– Anesteziolog

– Ndihmës anesteziolog

– Kujdestarë për të moshuar

– Specialistë në klinika gjeriatrike

– Specialistë në onkologji

– Specialistë në endoskopi

– Specialistë në nefrologji

– Specialistë në rehabilitim

– Profesionistë të shëndetësisë

– Teknikë kompjuterash

– Hidraulikë

– Muratorë

– Mekanikë makinash

– Gomistë /tvklan.al