Lista serbe e ka dënuar fuqishëm protestën e sotme në Mushtisht, ku pelegrinët serbë nuk u lejuan të vizitonin një kishë në këtë fshat të Suharekës.

Përmes një komunikate, Lista Serbe  tha se kjo protestë ishte e organizuar dhe e planifikuar, njofton Klan Kosova.

“Gjëra të tilla duhet të parandalohen në të ardhmen, sepse incidenti në Mushtisht u planifikua dhe u organizua disa ditë më parë, duke mbushur qytetarët me urrejtje për serbët me ndihmën e panove me pamje të luftës”,

thuhet në komunikatë të Listës Serbe.

Në Listën Serbe besojnë dhe presin që liderët politikë do ta dënojnë këtë incident, që, sipas tyre, parandalon zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe bashkëjetesën në Kosovë.

“Ne gjithashtu dënojmë sulmet kundër policëve të Kosovës, të cilët përkundër situatës së vështirë siguruan lëvizjen e lirë të pelegrinëve serbë, por për shkak të atmosferës së krijuar nga protestuesit ky udhëtim nuk ishte i mundur”,

thuhet në deklaratën e partisë serbe në Kosovë./tvklan.al