Lista Serbe, përmes një deklarate të dhënë për Tanjug, ka thënë se urimi për liri i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiç, për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tregon qartë fytyrën e vërtetë të tij.

Më tutje Lista Serbe thotë se Mesiç është ish-president rrënues shtetesh, nxitës dhe pjesëmarrës krenar për rolin e tij në shkatërrimin e një shteti, përmes luftës, që bëri të vuajnë serbë, myslimanë e kroatë.

Kjo vjen pas deklaratës së Mesiç, i cili gjatë vizitës në selinë e AAK-së, qe shprehur se shpreson në lirimin sa më të shpejtë të mikut të tij Haradinaj. /Klan Kosova