Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës, “sepse të gjitha shkaqet që kanë dërguar në tërheqjen e këtij subjekti nga institucionet e Kosovës, nuk janë larguar”.

Kështu ka deklaruar Lista Serbe përmes një komunikate për medie, duke thënë se “ nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve” të këtij subjekti politik dhe “nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës”.

“Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë do të ketë për pasojë homogjenizimin e mëtejmë të aktorëve politik shqiptarë dhe për marrëveshjen për çështjet e rëndësishme për ta. Kjo është ka mundur të shihet edhe periudhën e kaluar, bazuar në mënyrën se si e ashtuquajtura opozitë është sjellë në raport me propozimet e qeverisë në Kuvend”,

thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Për gjendjen e krijuar, Lista Serbe fajëson spektrin politik shqiptar të Kosovës dhe siç është thënë “

ata të cilët dërguan mbi ne përdhunuesit e maskuar me tyta të gjata”

./REL