Trajnerë që kanë bërë punë të jashtëzakonshme janë Diego Simeone i Atletico Madridit, Jurgen Klop tashmë tek Liverpoll, Antonio Conte apo Massimilioano Alegri të cilët paguhen të gjithë nën 800 mijë euro në muaj.

Ai që e ka kaluar këtë kufi është Arsene Wenger i Arsenalit, që ka si pagë mujore një shumë prej 820 mijë eurosh.

Carlo Ancelotti i Bayern Munchen ka një pagë pa bishta, 1 milionë euro për 30 ditë punë.

Në vendin e tretë të listës së publikuar nga francezja “Lequipe” është Jose Murinho i Manchester United me 1 milionë e 360 mijë euro.

Për shkak të trofeve dhe titujve që ka në karrierë Pep Guardiola i Manchester City paguhet me 1 milionë e 480 mijë euro.

Me shumë trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë, vendi i parë në listën e trajnerëve më të paguar në Evropë i takon Luis Enrique së Barcelonës. 1 milionë e 560 mijë euro në muaj për spanjollin

1 – Luis Enrique (Barcelona) €1,560,000

2 – Pep Guardiola (Man City) €1,480,000

3 – Jose Mourinho (Man Utd) €1,360,000

4 – Carlo Ancelotti (Bayern Munich) €1,000,000

5 – Arsene Wenger (Arsenal) €820,000

6 – Diego Simeone (Atletico Madrid) €770,000

7 – Jurgen Klopp (Liverpool) €692,000

8 – Antonio Conte (Chelsea) €641,000

9 – Zinedine Zidane (Real Madrid) €449,000

10 – Unai Emery (PSG) €420,000

11 – Massimiliano Allegri (Juventus) €415,000

12 – Thomas Tuchel (Borussia Dortmund) €340,000/ TV KLAN