klosi_2

Listat e punëkërkuesve të papunë që vijnë nga Zyrat e Punës në shumë raste janë fiktive. Vetë qytetarët pohojnë se nuk janë në kërkim të një pune, por thjeshtë duan të marrin statusin e të papunit që ju siguron lehtësira.

Por në 2016, kjo nuk do jetë më e mundur, pasi futja në fuqi e ligjit për punëkërkuesit e papunë do të bëjë që ata që refuzojnë vendin e punës të hiqen nga lista e punëkërkuesve.

150 mijë persona kanë deklaruar në Zyrat e Punës se janë në kërkim të një vendi pune, por disa prej tyre nuk e kanë seriozisht. Ajo çfarë ju duhet është thjeshtë libreza e të papunit, për të përfituar nga shërbimet lehtësuese për këtë kategori.

Por kjo situatë do të marrë fund. Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka mbledhur drejtorët e Zyrave të Punës duke ju dhënë porositë për vitin 2016.

Një tjetër porosi e tij ishte dhe identifikimi i të gjitha zyrave private që ofrojnë kurse profesionale në vendin tonë.

Tv Klan