Anglia dhe Kroacia publikuan listat provizore të lojtarëve për finalet e Euro 2016.

Roy Hodgson zbuloi 26 emrat që do të jenë pjesë e grumbullimit. Mes tyre janë shumë të rinj, përfshi Marcus Rashford të Manchester United.

Hodgson në daljen para gazetarëve tha se synimi është fitimi i titullit.

Në listë janë edhe Wilshere, Rooney, Henderson dhe Vardy.

Anglia është pjesë e Grupit B ku ndodhet Rusia, Sllovakia dhe Uellsi.

Lista para Europianit do të shkojë në 23. Publikoi emrat e 27 lojtarëve edhe trajneri i përfaqësueses kroate, Ante Cacic.

Kjo është një listë provizore ku pjesa më e madhe e futbollistëve aktizizohen me skuadra jashtë Kroacisë.

Përfaqësuesja ballkanase është pjesë e Grupit D, sëbashku me kampionen në fuqi Spanjën, Çekinë dhe Turqinë.

Tv Klan