latollariBanorët e fshatit Gjonomadh e njohin Bashkim Litollarin si person jo pa probleme. Punonte si karrocier dhe shpeshherë edhe si punëtor guroreje. Është i njohur edhe për policinë, pasi në vitin 93 u dënua me 4 vite burg bashkë me vëllain e tij për një tentativë vrasjeje.

Në vitin 2011 u arrestua për përkrahje të autorit në një vrasje të dyfishtë dhe plagosjes së tre personave të tjerë në një lokal lojrash fati në Korçë.

U dënua me 8 muaj burg nga gjykata dhe më pas u la i lirë. Në profilin e tij në “Facebook” ka vetëm një foto me disa bashkëfshatarë të tij, e postuar në 14 shkurt të një viti më parë.

Njëri prej vëllezërve të tij është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një punonjësi të policisë në vitin 1997, ndërsa vëllai tjetër vuan dënimin prej 20 vitesh në Greqi për vrasje të mbetur në tentativë.

Bashkim Litollari jetonte në një shtëpi me nënën dhe bashkëshorten e njërit prej vëllezërve, të cilët policia i ka marrë tashmë në mbrojtje.