Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim, në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se objektivi kryesor i Shqipërisë dhe qeverisë që ai drejton është integrimi në Bashkimin Europian dhe u bëri thirrje partnerëve në Bruksel të hapin rrugën drejt negociatave.  

Ne duam të masim progresin tonë me rezultate dhe reforma e drejtësisë që po zbatojmë është shembulli më shkëlqyes. Ne presim që partnerët tanë të Bashkimit Europian të bëjnë pjesën e tyre dhe të hapin rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit. Ky do të jetë një moment historik, por edhe një lumturim i fortë për ne që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë

”.

Rama tha se është vërejtur se, kur BE është shumë e zënë me veten, kjo përkthehet në kriza të ndryshme në rajon.

Kjo është arsyeja pse kjo marrëdhënie e rëndësishme duhet të ushqehet dhe të forcohet vazhdimisht. Pasi ajo favorizon gjithashtu bashkëpunimin rajonal, mirëkuptimin më ta madh dhe përpjekjet e ripajtimit në traditën më të mirë Europiane

”.

Kryeministri shqiptar citoi edhe fjalimin e Presidentit të Komisionit Europian, Junker, i cili pak kohë më parë tha se ekziston nevoja e një perspektive të besueshme zgjerimi, në mënyrë që të garantohet më shumë stabilitet në dyert e BE-së.

“Rigjallërimi i politikës së zgjerimit është kundërvënia më e mirë ndaj narrativës së shpërbërjes, e nxitur nga idetë populiste.

 

Jam plotësisht i bindur se, aq sa Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europain, po aq Bashkimi Europian ka nevojë për një Ballkan më të fortë, më të zhvilluar dhe më koherent”

, tha ai.

Në fjalën e tij para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, Kryeministri Rama foli edhe për çështjet e vështira me të cilat po përballet globi ynë sot, përfshirë ndryshimet klimaterike, ekstremizmin dhe terrorizmi, që kërcënojnë botën.

Kreu i qeverisë po ashtu u bëri thirrje pjesës së mbetur të shteteve anëtare të OKB-së, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë atë sa më parë.

E dimë shumë mirë dhe praktika ka treguar se për të ndërtuar një rajon plotësisht funksional, të gjithë anëtarët duhet të mendojnë në të njëjtën mënyrë, kjo është arsye përse ne mendojmë se pranimi i Kosovës në çdo institucion rajonal me të drejta të barabartë, si vendet e tjera, është me një rëndësi thelbësore

”.

Kush mund të mohojë arritjet mbresëlënëse të Kosovës, përgjatë më pak se një dekade?

”, pyeti Rama duke përmendur bashkëjetesën multietnike dhe multifetare, si dhe procesin e integrimit të shtetit në organizmat euroatlantike.

Pavarësia e Kosovës, jo vetëm që nuk çliroi asnjë forcë të errët, por u çlirua një rrip sigurimi në të gjithë rajonin

”.

Rama tha se dialogu Prishtinë – Beograd është një arsye më shumë për shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë, njësoj siç kanë vepruar 114 shtete. /tvklan.al