Demokratët e Rrëshenit, nga ku rinisi turin e foltoreve, ish-kryeministri Sali Berisha i ftoi të braktisin Lulzim Bashën dhe të bëhen pjesë e votimeve për primaret, proces nga i cili tha se anëtarësia do të përzgjedhë me votën e saj kandidatët më përfaqësues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Për të treguar së vendi po përjeton një diktaturë edhe më të egër se ajo e Ramiz Alisë, paralelen e hoqi me dhunën që sipas tij Lulzim Basha në bashkëpunim me kryeministrin Rama përdorën ndaj demokratëve në protestën e 8 Janarit.

Lulzim Bashën e akuzoi se qëndron pas aferës së “5 Majit” dhe Portit të Durrësit.

“Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund? Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën.”

Një përgjigje pati për Kryeministrin Rama dhe Presidentin turk Erdogan, pas deklaratave të bëra për vëllazëri mes dy popujve.

“Erdogan tha në parlament se në vëllazëri ka rregulla. Në doktrinën islame është koncepti i vëllazërisë dhe jo i kombit. Por ne nuk e kemi pranuar këtë. Sepse gjak shqiptar kanë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës. Unë isha fëmijë dhe festonim të gjithë festat fetare. Vëllazërinë e kemi brenda vetes ne. Të tjerët i kemi miq”.

Berisha tha se vendi ndodhet në një moment tejet kritik dhe se revolucioni I nisur me demokratët nuk do të ndalet deri në largimin e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Tv Klan

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Kemi vendosur që të marrim pjesë

Sali Berisha u shpreh nga Rrësheni se Komisioni i Rithemelimit ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki më 6 Mars.

Lideri historik i demokratëve tha se kandidatët do të caktohen përmes primareve nga qytetarët dhe jo nga Sali Berisha apo Komisioni i Rithemelimit.

Berisha e pati një thirrje për demokratët që t’i kthejnë shpinën Bashës dhe deputetët të shkojnë tek qytetarët pasi këta të fundit i kanë votuar.

“Vlerat ne duhet t’i mishërojmë sot dhe në të ardhmen në mënyrë që të mos pësojmë këtë që pësuam këto 8 vite. Në mënyrë që kurrë një parti të mos ketë 90% të pushtetit, të rikthehemi në monizëm, në mënyrë që të endemi në mjegullnajat e Ballkanit dhe të humbasim orientimin tonë perëndimor. Në mënyrë që ne të besojmë tek Shqipëria dhe kombi ynë. Ne jemi këtu që kur është toka. Nuk jemi këtu as në mëshirë të serbit, të këtij, apo atij, por jemi këtu sepse jemi në tokën tonë dhe nuk mund t’i bëhemi vasalë askujt, as serbëve, as dikujt tjetër. Kush do të vendosë marrëdhënie miqësore me ne jemi të hapur t’i vendosim. Për të gjitha këto ne duhet të jemi njerëz të lirë. Këta të cilët kanë përjashtuar votën nga ju, kanë përjashtuar lirinë. Këta që na thonë se 1958 përbëjnë 5400 janë sharlatanë të papërtypshëm.

Ndaj edhe kemi vendosur në këto 6 bashki të marrim pjesë, të shkojmë. Kush do i caktojë? Do i caktojë vota e lirë kandidatët, jo më Sali Berisha apo komisioni. Jo më kryetari. Do i caktojë qytetari.do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni. Unë këtu dhe ju dëgjon diskutime të njëjta, ndonjëherë edhe më të shquara se ato që drejton në grupet drejtuese të strukturave dhe PD. Ky është niveli sot në politikë dhe ata që tregojnë lëkundjen më të vogël të vogël të besimit tek ju, tek vendimmarrja juaj, ata nuk meritojnë t’ju drejtojnë ju. Ju duhet t’i drejtoni ata.

Ndaj dhe meqë jemi në prag të këtyre primareve të cilat janë praktikë e mirëfilltë e lirisë në SHBA, ku vota e qytetarëve përcakton kandidatin dhe jo ai që do kryetari apo kryesia. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në primare demokratët. I ftoj të kthejnë shpinën sa më shpejtë “Lul Kimikut”. I ftoj deputetë të vijnë tek ju se ju i keni votuar ata. Nuk i ka votuar “Lul Kimiku”, “Lul Kimiku” mund t’u ketë marrë, e keni vetë parasysh mos t’ju. Me çka po duket”, u shpreh Berisha.

Berisha komenton deklaratat e Erdogan: Vëllazërinë e kemi me njëri-tjetrin brenda kombit, të tjerët i kemi miq

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga Rrësheni deklaratat e Presidentit Erdogan gjatë vizitës në Tiranë. Berisha u ndal tek deklarata e Erdogan për vëllazërinë mes shqiptarëve dhe turqve.

Berisha u shpreh se “vëllazërinë e kemi me njëri-tjetrin ne këtu brenda kombit, të tjerët i kemi miq”.

“Vjen këtu Presidenti i Turqisë, i mirëseardhur çdo burrë shteti që vjen, por prisni miqtë e mi. U thotë në parlament pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për Feton u thotë se me vëllazërinë ka rregulla. Mirëpo ju e dini që në doktrinën fetare islame zhvillohet koncepti jo i kombit, por i vëllazërisë. Ne shqiptarët kurrë nuk e kemi pranuar këtë. E kemi pranuar islamin ndaj dhe unë jam shprehur se islami ynë është europian se po të jetë për të vëllezër janë katolikët e Mirditës, janë ortodoksët e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptar sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët. Unë isha fëmijë, 6 vjeç, 7 vjeç, në familje babai im praktikant sunit mysliman, por në familje festoheshin të gjithë shënjtorët dhe e pyesja pse e festojmë ne këtë babë. Se janë tanët thoshte. Tanët e kishte fjalën për stërgjyshin. Pra vëllazëria është me ne. Ata janë miq, por vëllezër nuk janë në këtë kuptim. Shiko çfarë sjell ky, që të gjitha për interesa kriminale të Edi Ramës, që njëherë thotë jam lider katolik, një herë lider ortodoks, herën e fundit deklaroi kush të tha që nuk jam lider mysliman. Ti fenë mund ta ndërrosh sa herë të duash, por problemi është që vëllazërinë e kemi me njëri-tjetrin ne këtu brenda kombit, të tjerët i kemi miq. U ndala edhe në këtë aspekt për të kuptuar çfarë rëndësie jetike ka të rikthejmë pluralizmin dhe vlerat”, u shpreh Berisha. 

“Largo Berishën ose dorëzo veten”, ish-kryeministri flet për Bashën dhe dosjen “Muzin”

Gjatë foltores me demokratët në Rrëshen, ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën në lidhje me dosjen “Muzin”. Lideri historik i demokratëve tha se me këtë dosje, Basha dënohej në Shqipëri dhe SHBA dhe për këtë arsye u vu para zgjedhjes: Të largonte Sali Berishën ose të dorëzonte veten. Berisha tha se Basha zgjodhi të parën, por shtoi se afera “Muzin” nuk do të mbyllet kurrë dhe do ta ndjekë kryedemokratin gjithë jetën.

“Lulzim Brava po përdor këto kohë kartën e proamerikanit. Unë u them ju, të gjithë për një moment, le ta provojmë që ai jo është proamerikan, por ta zemë që ka një pasaportë amerikane. Prapë se prapë ai është njeri i inkriminuar. Në ligjet amerikane ai do shkonte në burgjet më të egra të SHBA për ato që ka bërë. Ai është implikuar me dosjen Nick Muzin. Dosja “Nick Muzin” është një nga dosjet, historitë më kriminale në lobim. Ai ka bërë transferta të dënueshme me ligjet amerikane dhe shqiptare dhe ka mashtruar. Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin. Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nick Muzin, dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në një seri historish të tjera. Dosja erdhi, “Lulzim Brava” u thirr dhe iu tha, këtu në Shqipëri me këtë dosje dënohesh të paktën 12 vjet, por akoma më rëndë dënohesh atje. T’ia u them haptas se unë do jua them ju. Zgjidhe e merr: Ose largo Sali Berishën ose dorëzo veten tënde. Natyrisht pranoi të parën. Dakord e pranoi. Por a e zgjidhi problemin? Jo, sepse vërtetë zonja arriti një marrëveshje me “Peng Bashën”, por SHBA janë vendi i lirisë. Ajo aferë nuk mbyllet kurrë. Ajo do ta ndjekë gjithë jetën”, tha Berisha.

Akuza Berisha pati edhe për dosjen “Toyota Yaris”.

“A u pagua Lul Brava për të dekonspiruar operacionin. U nisën 5 milionë apo 2 milionë dhe Lul Bava ka dorë në 2 mln? Ato duhej ti sqaronte Prokuroria e Tiranës. Rama nuk e lejoi. Rama mbylli dosjen duke dënuar vetëm një person, por prokuroria e Belgjikës e ka thirrur 5 herë dhe do ta thërrasë edhe 10 herë derisa t’i japë ndëshkimin e merituar”, tha Berisha.

Berisha tha se në këtë betejë nuk ka asgjë personale, pasi të vetmen betejë që ka të tillë e ka dërguar në gjykatë ku ka paditur sekretarin e DASH për shpifje. Berisha u shpreh se është i pamposhtur para së vërtetës.

“Nuk na impresionon fare se qenka proamerikan. Çdo pro të jetë ky është një person i përshtatshëm para ligjit për të shkuar aty ku do shkojë. Nuk ka asgjë personale në këtë betejë. Jo moj jo. Atë Çështjen personale e kam dërguar në gjykatë dhe e kam paditur për shpifje dhe do ti qëndroj në fund. Është shprehja e famshme, ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Edhe unë, ndihma e Zotit, penda ime. Kur mos ti dal zot vetë unë dinjitetit tim nuk meritoj të ekzistoj. Dal dhe jam i fortë e i pamposhtur para së vërtetës. Nuk kam nevojë për mbështetjen e askërrkujt. Po luftojmë bashkë me ju për të rikthyer pluralizmin. Ky është misioni”, u shpreh Berisha.

Berisha: Rama mban Bashën si kryetar të PD dhe e rrethon me kriminelë për ta mbrojtur

Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët në Rrëshen. Lideri historik i demokraëve u shpreh se këtë që po bën Rama tani nuk e ka bërë as Ramiz Alia në vitin 2022. Berisha shtoi se Rama mban Bashën si kryetar të PD-së dhe e rrethon atë me policë për ta mbrojtur.https://www.youtube.com/embed/mFqydmpGSjQ

Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama sot në vitin 2022. Bëri çmos për t’u përballur me opozitën, por nuk arriti kurrë ta marrë peng. Në ‘91 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam në një fitore, revolucion plebishitar, paqësor. Po sot çfarë ndodh? Sot kanë marrë peng me afera korruptive një njeri të cilin e shkarkuat me 44 mijë vota në referendumin e tyre. Një njeri që as në romanet e Franz Kafkës, as Xhorxh Oruellit, as Garsia Markezit nuk lexon dot ato që ndodhën në selinë e PD. Megjithatë Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë e mban si kryetar të PD dhe e rrethon me hordhi gardistësh dhe kriminelësh banditë për ta mbrojtur. Pra, ky bën lojën më makabre për lirinë e shqiptarëve. Lojën makabre me pseudopluralizmin.

Cili nga shqiptarët e vërtetë është i prirur të besojë dhe të pranojë një pluralizëm të rrethuar me blinda nga të katër anët? Cili nga ju dhe çdo shqiptar ta pyesim, është i prirur të pranojë një pluralizëm të rrethuar me vrasës, banditë, trafikantë dhe pengmarrës në selinë e tij dhe që hedh bomba gazi, boma shurdhuese, tymra toksike, pluhura helmuese ndaj jush, ndaj atyre që e kanë votuar, e kanë mbështetur? Cili shqiptar që i thotë lirisë liri, është i prirur të pranojë për pluralizëm politik pluralizmin me në krye një njeri të rrethuar nga policia dhe të vendosur nga policia. Kjo është një mynxyrë e vërtetë për kombin. Kjo ka vetëm një qëllim, të lërë këtë vend pa opozitë dhe kjo është mynxyrë. Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime, në çdo vend kanë një shkallë korrupsioni, por është opozita ajo që qëndron në anën e qytetarëve. Është opozita ajo e cila me guxim ngrihet dhe i denoncon ato. Çfarë po shohim së bashku këto 3 muaj, ato që nuk kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj ne shohim se shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me forcën e ballit, me një vendim qeverie që nuk ndodh kurrë në botë. Pse për të ndërtuar pallate, bota e krimit e bashkuar, “Pallat Kapllani” i “Lul Bravës”, me “Hajdut Velinë” e PS a mund të ndodhë kjo kund? Pse është mynxyrë peudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në portin kryesor të Durrësit. Në portin që ka të sintezuar më shumë se çdo entitet tjetër historinë e këtij kombi në shekuj dhe mijëvjeçarë. Tani duan të ndërtojnë pallate një arab i falimentuar në shumë vende të tjera me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Lulzim Bravën! Po! Ju pyes juve unë, u ndalëm në këto për të kuptuar ju miqtë dhe për të sqaruar çdo shqiptar se ky qëndrim i yni është mision i madh. Sot jemi në të njëjtin mision që kemi qenë 30 vjet më parë”, tha Berisha./tvklan.al