Liverpool po kalon një periudhë negative në të gjithë aktivitetet dhe në listë është shtuar edhe Kupa e Ligës së Anglisë. Skuadra e Jurgen Klopp është eliminuar pas humbjes 2 – 0 në fushën e Leicester City mbrëmjen e së martës. Klopp la pushim disa titullarë dhe me sa duket kjo e ndëshkoi me largimin nga ky turne që në turin e tretë.

Takimi u vendos në pjesën e dytë me golat e Okazaki dhe Slimani. Liverpool nuk ka asnjë fitore në takimet e zhvilluara gjatë muajit shtator, përfshi këtu Premier League dhe Champions.

Në turin tjetër kaloi Tottenham që mundi 1 – 0 Barnsley. Goli i Delle Alli në minutën e 65’ vendosi takimin. Më tej shkuan edhe ekipe si West Ham apo Leeds.

Tv Klan