Liverpool mund të bëhet me pronar të ri.

Klubi i njohur anglez, që prej vitit 2010 zotërohet nga grupi amerikan Sport Fenway po vlerësohet si një investim i ardhshëm nga Sheiku Khalifa Zayed Al Nahyan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vëllai i Sheikut Mansour bin Zayd Al Nahyan, numri 1 i Manchester City.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Daily Star”, që shkruan se Khalifa po bën gati një ofertë prej 700 milionë paund për të blerë Liverpool.

Amerikanëve, 6 vite më parë i kushtoi 300 milionë.

Nëse ky ekip anglez do të shkojë në duart e Sheikut Khalifa, i cili ka një pasuri që vlerësohet 30 miliardë paund, do të shtoheshin investim arabe në Europë.

Endrit Sauku/Tv Klan