Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla shprejet kundër propozimit të Partisë Demokratike për të hetuar marrëveshjen me kompaninë çeke CEZ. Në një letër që Llalla i ka nisur Komisionit të Ligjeve thuhet se hetimi ndërkombëtar bie ndesh me Kushtetutën.