Kryeprokurori Adriatik Llalla në një deklaratë për mediat tha se, në Shqipëri fshihen persona të cilët kanë lidhje me grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi.

Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete

”, u shpreh Llalla.

Kjo deklaratë e fortë e Llallës vjen pasi dy ditë më parë Prokurori i Përgjithshëm turk Mehmet Akarca, në vizitën e tij zyrtare në Tiranë  kërkoi që që Shqipëria ta ndihmojë mbi hetimin e disa personave me lidhje Gyleniste, që sipas kryeprokurorit turk, strehohen në Shqipëri./tvklan.al