Llalla2Në Durrës kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi ndëshkimin e prokurorëve, gjykatësve dhe policëve të korruptuar, ndërsa gjatë ndalesës së radhës në Elbasan, ai ka stimuluar një tjetër luftë dhe një tjetër shënjestër.

Pas krimit ekonomik fshihen persona me pushtet, dhe për të luftuar fenomenin, kërkohen prokurorë të përkushtuar, tha kreu i organit të akuzës.

Shqetësim për Llallën mbeten oficerët e policisë gjyqësore. Si në rrethet e tjera, edhe në Elbasan, gjatë analizës së punës, ai tha se dosjet ngelin pa prova dhe të paplotëësuara, ndërkohë që ndaj këtyre hetuesve nuk merren masa.