Nga Shkodra, ku mori pjesë në analizën vjetore të prokurorisë së këtij rrethi, numri një i kauzës Adriatik Llalla ka komentuar ligjin e Vettingu-t. Sipas tij, Vettingu nuk mund të përdoret nga askush si mënyrë për t’iu imponuar prokurorët.

Llalla tha se reforma në drejtësi ka mjaft risi të reja, të cilat institucioni i prokurorisë do të nisë zbatimin e tij.

Ai u shpreh se reforma në drejtësi ka krijuar vakum ne hetime, por u kërkoi prokuroreve të kenë në fokus hetimet për korrupsion në Tatime e Dogana.

Më pas mbledhja me prokurorët e veriut ka vijuar me dyer të mbyllura, ndërsa në dalje Llalla nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndonëse institucioni që ai drejton ka qenë në fokus të zhvillimeve të ditëve të fundit./ TV KLAN