llalla

Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në segmentin Fier -Vlorë kanë lidhje me disa ngjarje  të ndodhura në qytetet e tjera. Kjo ishte deklarata që bëri nga Vlora, Kryeprokurori Adriatik Llalla, gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së Apelit.

Pak ditë më parë, në Vlorë u vra para shtëpisë së tij, 39 – vjeçari Reagim Meli.

Ndërsa në Mbrostar të Fierit, mbeti i vrarë nga një atentat, Granit Kasa dhe u plagosën dy persona të tjerë. Pikërisht këtyre vrasjeve u referohet Prokurori i Përgjithshëm, por pa dhënë detaje se me cilat ngjarje të ndodhura në qytete të tjera kanë lidhje ato.

Për sa i përket operacioneve antikanabis në rrethin e Vlorës, Llalla kërkoi që policia të rakordojë më shumë punë me Prokurorinë.

Kryeprokurori nuk i kurseu kritikat edhe për gjykatat, duke thënë se shumë shpesh japin vendime pafajësie, duke cënuar punën e Prokurorisë.

Tv Klan